Kėrcėnimi ndaj atij qė nuk mėson diturinė pėr hirė tė Fytyrės sė All-llahut
100- Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
Kush e mėson njė dituri, e cila duhet tė mėsohet pėr hirė tė Fytyrės sė All-llahut, e mėson pėr tė fituar diē nga tė mirat e kėsaj bote, nuk do tė shijon erėn e xhennetit, Ditėn e Kijametit. (Transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Ibn Hibbani dhe Hakimi, i cili thotė: ėshtė sahih, sipas kushteve tė Buhariut dhe Muslimit)
101- Kab ibn Maliku [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:
Kush kėrkon dituri qė tė krahasohet me dijetarė, ose tė polemizon me mendjelehtė, ose ti kthen kokat e njerėzve nga ai, All-llahu do ta fusė nė zjar. (Transmeton Tirmidhiu, Ibn Ebi Dunja, Hakimi dhe Bejhakiu. Hadithi shtė sahih)
102- Xhabiri [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
Mos mėsoni diturinė qė tė krenoheni para dijetarėve, ose tė polemizoni mendjelehtėt ose qė tė zgjedhni tubimet mė tė mira. Kush vepron kėshtu, le ta dijė se zjari e pret. (Transmeton Ibn Maxheja, Ibn Hibbani dhe Bejhakiu, hadithi ėshtė sahih).
104- Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] transmeton nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili ka thėnė:
Kush kėrkon dituri qė tė krenohet para dijetarėve, ose tė polemizon me mendjelehtėt ose qė ti kthen kokat e njerėzve nga ai, ai ėshtė nė zjar. (Transmeton Ibn Maxheja, hadithi ėshtė sahih).
106- Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotė:
Si do tė jetė gjendja e juaj kur do tju kaplojnė sprovat, nė tė cilat do tė ritet i vogli dhe do tė plaket i madhi dhe do tė kosniderohen se janė sunnete, e nėse ndonjėherė ndėrrohen do tė thonė: kjo ėshtė vepėr e keqe. I kanė thėnė: kur do tė ndodhė kjo gjė? Eshtė pėrgjigjur: kur tė pakėsohen njerėzit besnik nga rradhėt e juaja e tė shtohen kryetarėt, kur tė pakėsohen dijetarėt e tė shtohen lexuesit dhe do tė mėsojnė njerėzit pėr gjėra tjera e jo pėr fe dhe do tė kėrkojnė dunjanė me vepra tė ahiretit. (Transmeton Daremiu dhe Hakimi, sahih).
107- Aliu [radijall-llahu anhu] ka pėrmendur sprovat qė do tė ngjajnė nė kohėn e fundit, kurse Omeri [radijall-llahu anhu] i tha: kur do tė ndodhė kjo? Iu pėrgjegj: kur do tė mėsojnė njerėzit pėr gjėra e jo pėr fe, kur do tė mėsojnė, jo qė tė veprojnė dhe kur do tė kėrkojnė dunjanė me vepra tė ahiretit. (Transmeton Abdur-rezaku nė Musennefin e tij, sahih).
Kėrcėnimi nga fshehja e diturisė
116- Tregon Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] dhe thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
Kush pyetet diē nga dituria dhe e fshehė, Ditėn e Kijametit do tė frerohet me frerė tė zjarit.
(Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxheja, Ibn Hibbani, Bejhakiu dhe Hakimi, i cili thotė: hadith sahih, sipas kushteve tė Buhariut dhe Muslimit). Kurse nė transmetimin e Ibn Maxhes qėndron:
Secili njeri qė memorizon dituri dhe e fshehė, do tė vjen nė Ditė tė Kijametit i frenosur me frerė tė zjarit.
117- Abdull-llah ibn Amri [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
Kush e fshehė diturinė, All-llahu nė Ditė tė Kijametit do ta freron mė frerė tė zjarit.
(Transmeton Ibn Hibbani dhe Hakimi, i cili thotė: sahih).
118- Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
Shembulli i atij qė mėson dituri e pastaj nuk e fletė, ėshtė sikur shembulli i atij qė mbledhė pasuri dhe nuk shpenzon prej sajė. (Transmeton Taberaniu. Hadithi ėshtė hasen).
Nxitja pėr nderimin e dijetarėve dhe madhėrimin e tyre dhe frikėsimi nga nėnvlerėsimi dhe moskujdesi ndaj tyre
1- Xhabiri [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i varroste nė njė varr nga dy veta nė Uhud, pastaj pyeste: kush ma shumė di Kuran, nėse tregonin kah ndonjėri, atij i jepte pėrparėsi nė varr. (Buhariu).
Nėse kėtė post e ka pasur i dituri pasiqė ka vdekur, paramendo se cilin post duhet ta ketė kur tė ėshtė gjallė, nga i cili kanė dobi jo vetėm njerėzit po edhe kafshėt nė vendet e tyre.(koment i pėrkthyesit)
2- Ebu Musa El-Eshariu [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:
Prej madhėrimit tė All-llahut ėshtė madhėrimi i njeriut tė thinjosur musliman, bartėsit tė Kuranit, i cili ėshtė mesatar, as nuk e tepron as nuk e le pas dore dhe nderimi i Kryetarit tė drejtė. (Hasen; Ebu Davud).
Pra, madhėrim i All-llahut qenka edhe madhėrimi i dijetarit, bartėsit tė Kuranit, dijetar i cili vepron me diturinė e tij, tė tjerėt i mėson dhe nė te thėrret. Nė kėtė vepėr askujt nuk i frikėsohet, as masės, as kryetarit, nuk frikėsohet as pėr autoritetin e tij e as pėr komoditetin e vet. Nuk e frikėsojnė as kėrcėnimet e ndokujt e as premtimet e majme tė tjetrit. (koment i pėrkthyesit)
3- Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Bereqeti ėshtė me tė vjetrit tuaj. (Sahih; Taberaniu dhe Hakimi).
Sa shumė kemi nevojė pėr njerėz tė ditur dhe tė vjetėr, njerėz tė cilėt i ka kalitur koha, njerėz tė cilėt nuk i udhėheq entuzijazmi dhe emocionet por dituria dhe pėrvoja?! Nuk kemi nevojė pėr tė rinj tė entuzijazmuar e tė cilėt nuk i udhėheq dituria, as tė rinj me dituri e pa pėrvojė, e as pėr tė ditur mirėpo dembela, pa vullnet pėr sakrificė dhe flijim, e as pėr plak i cili nė vend se ti trimėrojė tė rinjtė, ai i zmbraps nga ky mision i shenjtė.(koment i pėrkthyesit)
4- Abdull-llah ibn Busri [radijall-llahu anhu] thotė: kam dėgjuar njė hadith qe sa kohė: Nėse jė nė njė grup prej njėzet vetave, mė pak a mė shumė njerėz, nėse i shfleton fytyrat e tyre dhe nuk gjen njeri ndaj tė cilit do tė kesh frikėrespekti pėr hirė tė All-llahut, dije se shumė ėshtė dobėsuar puna. (hasen; Taberaniu).
Dituria, veprimi sipas saj,sakrifica pėr hirė tė vėrtetės, janė elemente tė cilat njeriut i japin kėtė post, e bėjnė qė tjerėt ta nderojnė dhe madhėrojnė, e bėjnė qė tė tjerėt tė frikohėn nga ai, jo se ai ka fuqi ti vret dhe prźt, por se ka fuqi tė besimit qė i detyron ata ti pėrulen dhe nderojnė, e dinė se ka forcė tė besimit, forcė tė personalitetit, qė mund tju shkaktojė shumė telashe dhe probleme, qoftė duke shkaktuar ngjalljen e krejt njė populli me kėtė rast, ose dukė i dhėnė trishtime tė pėrjetshme nė jetėn e tij. (koment i pėrkthyesit)
Sahihut-Tergibi vet-Terhibi
Muhammed Nasiruddin Albani
__________________
Nėse tė gjithė beduinėt dhe qytetarėt (gjegjėsisht tė gjithė njerėzit) luftojnė derisa tė vdesin, ajo do tė ishtė dėm mė i vogėl se sa ata tė vendosin njė tagut nė tokė, i cili sundon(gjykon) me atė qė ėshtė nė kundėrshtim me Sheriatin Islam.
GenIus.