Bėhu Thirrės.
Ska dyshim se thirrja nė rrugė tė All-llahut ėshtė prej veprave mė tė ēmuara dhe mė tė ndershme qė mund t'i veprojė ēdo besimtarė dhe besimtare.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: E kush ėshtė nė rrugė mė tė mirė se ai qė thėrret nė rrugėn e All-llahut, qė bėn vepra tė mira dhe qė thotė: Unė jam prej muslimanėve? [Fussilet, 33]
Nga tė gjitha fjalėve qė mund ti flet njeriu, dhe prej tė gjitha shprehjeve gjuhėsore qė mund ti shpreh ai, gjithėherė fjala davet-thirrje nė islam mbetėt fjala me i mirė dhe mė e ėmbėl.
Kjo fjalė e lartėsuar Thirrje ishte detyrė dhe mision i tė dėrguarve dhe pejgamberėve. Pra, detyra e vetme pėr tė cilin ishin dėrguar profetėt dhe pejgamberėt ishte thirrja nė rrugė tė All-llahut.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: Ne asnjė nga tė dėrguarit nuk e dėrguam ndryshe vetėm nė gjuhėn e popullit tė vet, ashtu qė ai tu shpjegojė atyre (nė atė gjuhė). E All-llahu e lė tė humbur atė qė do, dhe e udhėzon nė rrugė tė drejtė atė qė do. Ai ėshtė i fuqishmi, i urti. [Ibrahim, 4]
Udhėzimi ėshtė nė duart e All-llahut, por obligohemi qė ēdokush tė thėrret nė rrugė tė Allahut qė nė kėtė mėnyrė thirrja tė arrin tek tė gjithė njerėzit.
Vallė, athua kush e pėrciell thirrjen islame pas tė Dėrguarit tė fundit Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tek njerėzit?
Ata janė pasuesit e tė Dėrguarit tė All-llahut, Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], besimtarėt e sinqertė, ata tė cilėt lėvizin nėpėr tokė dhe i thėrrasin njerėzit nė rrugė tė All-llahut.
I dėrguari i All-llahut, Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ishte vula e Pejgamberėve dhe nuk vjen pas tij asnjė pejgamber tjetėr. Andaj, ēdo besimtar duhet ta merr pėrsipėr kėtė mision qė e kishte i Dėrguari i All-llahut.
Dėshmi pėr kėtė ėshtė fjala e All-llahut [subhanehu ve teala]: Ty ta zbritėm Kuranin qė tu shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė se do ta studiojnė (Kuranin). [Nahl, 44]
Ai i cili ua tregon njerėzve dhe ua bėn tė qartė Hallallin dhe Haramin, i urdhėron nė vepra tė mira dhe i ndalon nga e keqja ai vetėm se ėshtė duke e vepruar misionin dhe detyrėn e pejgamberėve. All-llahu [subhanehu ve teala] daven e bėri moto tė ēdo besimtari dhe atribut tė pandashėm tė tij. Andaj, pėrderisa je besimtar patjetėr duhet tė jesh thirrės pėr nė rrugėn e All-llahut [subhanehu ve teala]. Nėse don qė ta plotėsosh Imanin duhet patjetėr tė jesh thirrės pėr nė rrugėn e All-llahut [subhanehu ve teala].
All-llahu [subhanehu ve teala] i ka theksuar nė Kur'an virtytet e veēanta tė besimtarėve dhe tha: Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin... Pastaj i tregoi veprat, me tė cilat duhet tė stolisėn dhe tha: Urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Tė tillėt do ti mėshirojė All-llahu. All-llahu ėshtė ngadhėnjyes, i urtė. [Teube, 71]
Mund ta vėresh edhe ti vėlla lexues, se urdhėrin pėr vepra tė mira dhe ndalimin nga veprat e kėqija All-llahu [subhanehu ve teala] e ka cekur para kryerjes sė namazit dhe dhėnies sė zeqatit edhe pse kėta dy tė fundit llogariten si dy shtyllat mė tė mėdha tė islamit.
Namazi ėshtė shtylla mė e fortė e islamit, llogaritet si shtylle e gjithė fesė. Kush e kryen namazin ka praktikuar fenė dhe kush e lė pas shpinde dhe nuk e kryen me rregull, ka lenė tė gjithė fenė pas shpinde. Por, pas gjithė kėsaj vlere dhe pozite tė namazit nė Islam All-llahu [subhanehu ve teala] i dha pėrparėsi dhe prioritet urdhėrit nė vepra tė mira dhe ndalimit nga veprat e kėqija.
Mė kėtė All-llahu [subhanehu ve teala] don t'i edukojė besimtarėt qė tė mos tė jenė egoist, qė tė mos tė falin vetėm ata namazin dhe tė jepin zeqatin e mos t'i veprojė veprat individualisht, por patjetėr duhet tė kujdesen edhe pėr shoqėrinė ku jetojnė.
Nuk ėshtė prej etikės islame qė besimtari ta merr kėtė mision dhe detyrė dhe ta ruan vetėm pėr vetėn e tij, por duhet qė kėtė begati dhe mirėsi ta pėrcjellė edhe tek njerzit e tjerė, qofshin musliman apo jomusliman.
Pastaj, shiko urtėsinė e All-llahut nė fund tė ajetit ku thotė: Tė tillėt do ti mėshirojė All-llahu.
Ata tė cilėt stolisen dhe zbukurohen me kėto tipare; urdhėrin nė vepra tė mira dhe ndalimin nga veprat e kėqija, e falin namazin, e japin zeqatin, i nėnshtrohen dhe respektojnė All-llahun dhe tė Dėrguarin e tij, Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], Tė tillėt do ti mėshirojė All-llahu.
Pėrse All-llahu [subhanehu ve teala] i vėēoi keta me mėshirė?
Ngase tė tillėt i mėshiruan robėrit e All-llahut. Kėta kur i shikuan njerėzit se po drejtohen nga njė humnerė, po shkojnė drejt njė zjarri, po largohen nga All-llahu [subhanehu ve teala], zgjodhėn njė jetė plot brenga dhe vėshtirėsi, nuk pushuan dhe nuk i kaploi plogėshtia, por i pėrvolėn krahėt dhe ua bėnė tė qartė njerėzve rrugėn pėr te All-llahu [subhanehu ve teala]. Me kėtė ata i mėshiruan robėrit e All-llahut dhe ua treguan shėnjat e rrugės sė vėrtet, ndaj edhe All-llahu i mėshiroi pėr kėtė.
Ragib Serxhani
Pėrktheu:
Abdyl Fuga
16 Janar 2007
GenIus.