Pasimi i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]
"Thuaj: "Binduni All-llahut dhe tė dėrguarit, e ata qe refuzojnė, atėherė All-llahu nuk i do pabesimtarėt!"
Pasimi i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] do tė thotė ta ndjekėsh atė dhe ta pasosh nė ibadete, nė fjalė, nė vepra dhe nė shmangie (nga tė ndaluarat).
Tė punosh ashtu siē ka punuar i Dėrguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], nė atė mėnyrė qė ka punuar duke filluar prej farzeve, mendubeve, mubaheve dhe mekruheve duke pasur qėllim dhe dėshirė me atė vepėr dashurinė e All-llahut dhe pasimin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
Pasimi i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka pozitė tė madhe nė fenė e All-llahut. Pėr kėtė flasin ajetet e All-llahut tė Madhėrishėm.
1. Ndjekja e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė prej bazave mė tė rėndėsishme, me tė cilėn ka ardhur Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. All-llahu i Madhėrishėm pėr kėtė thotė nė Kur`anin Fisnik:
"O ju qė besuat, bindjuni All-llahut, respektoni tė Dėrguarin dhe pėrgjegjėsit nga ju. Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrone atė te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i Dėrguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditės sė fundit. Kjo ėshtė mė e dobishmja dhe pėrfundimi mė i mirė." [En-Nisa, 59]
Thotė Atau nė spjegimin e kėtij ajeti: Ndjekja e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] do tė thotė tė punosh me Ku`ran dhe Sunnet.
2. Ndjekja e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė gjysma e Shahadetit. Kur ti thua Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah ve esh-hedu en-ne Muhammeden abduhu ve resuluhu. Kuptimi i kėsaj fjale ėshtė: Besoj se nuk adhuroj tjetėr pėrveē All-llahut dhe se nuk ndjeki tjetėr pėrveē Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Dhe kjo na jep kuptimin e vėrtetė te Shahadetit, i cili ėshtė: S`ka tė adhuruar mė tė drejtė pėrveē All-llahut dhe se Muhmammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij.
3. Ndjekja e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė kushti i dytė pėr t'u pranuar veprat.
Thotė All-llahu i Madhėruar nė Kur'an: "Kush ka fe mė tė mirė se ai i qė sinqerisht i ėshtė bindur All-llahut dhe, duke qenė bemires." [En-Nisa, 125]
Dije se pėr t`u pranuar vepra tek All-llahu dhe pėr tė marrė shpėrblim tek All-llahu pėr ibadetin tėnd patjetėr duhesh t`i plotėsosh dy gjėra:
1. Qė t`i dorėzohesh All-llahut me Teuhid, t`i nėnshtrohesh me bindje dhe respektim duke u larguar nga shirku. Dmth t`ia dorėzosh veten tėnde All-llahut tė Madhėruar me zemėr dhe me gjymtyrė duke e pasuar Pejgmaberin alejhi salatu ve selam.
2. Ta bėsh nijetin-[sal-lallahu alejhi ve sel-lem]llimin e sinqertė vetėm pėr All-llahun e Madhėruar.
4. Ndjekja e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė rrugė pėr ngritjen e fesė Islame, pėr arritjen e shpėrblimit dhe pėr shpėtimin nga fitnet e ndryshme.
Thotė All-llahu nė Kur`an: "Thirrjen e tė dėrguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njėri-tjetrit. All-llahu i di ata qė tėrhiqen prej jush tinėzisht, prandaj, le tė ruhen ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė tė dėrguarit) se ata do t'i zė ndonjė telashe, ose do t'i godasė dėnimi i idhėt." [En-Nur, 63]
Thotė Imam Ahmedi, All-llahu e meshiroftė: A e dini ēka ėshtė Fitne (sprova)?! Fitneja ėshtė Shirku. Njeriu kur tė kundėrshton ndonjė gjė prej fjalėve tė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] do ta godasė ndonjė sėmundje nė zemrėn e tij dhe do tė shkatėrrohet.
Pėr kėtė arsye Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] ka thėnė: "Nuk kam lėnė asnjė gjė prej urdhrave tė tė Dėrguarit tė All-llahut, megjithatė unė frikėsohem qė tė mė sėmuret zemra ime dhe tė shkatėrrohem."
5. Ndjekja e tė Dėrguarit tė All-llahut ėshtė argument qė ti e do All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij dhe ėshtė rrugė qė ty tė falen gjynahet tua.
Pėr kėtė All-llahu thotė nė Kur`an, nė suren Ali Imran: "Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė, t'ju falė mėkatet tuaja, se All-llahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė." [Ali Imran, 31]
6. Pėr ndjekjen e Pejgmaberirt [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka shpėrblim me Xhennetin e All-llahut.
Thotė i Dėrguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Tė gjithė ummeti im do tė hyjė nė Xhennet pėrveē atij qė kundėrshton. I thanė: E kush kundėrshton o i Dėrguari i All-llahut?! Tha: Kush mė ndjek mua do tė hyjė nė Xhennet dhe kush mė kundėrshton mua do tė hyjė nė Xhehenem." (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
7. Ndjekja e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ėshtė cilėsi e besimtarėve dhe shėnjė e tė devotshmėve.
All-llahu i Gjithėfuqishėm thotė: "Kush respekton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ia ka frikėn All-llahut dhe i pėrmbahet udhėzimit tė Tij, tė tillėt janė ata qė do tė arrijnė atė qė dėshirojnė." [En-Nur, 52]
"Pėr Zotin tėnd jo, ata nuk janė besimtarė (tė asaj qė tė zbriti ty as tė asaj para teje) derisa tė mos zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tėnd) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden sinqerisht." [En-Nisa,65]
Nė Tefsirin e kėtij ajeti Ibni Kethiri thotė: Betohet All-llahu i madhėruar nė vetveten e Tij se nuk ka besuar askush pėrderisa mos ta zgjedhin tė Dėrguarin e All-llahut gjykues nė tė gjitha ēėshtjet, dhe se ajo ēka gjykon ėshtė e vėrtetė dhe obligohemi t`i nėnshtrohemi plotėsisht asaj me anėn e jashtme dhe tė brendshme.
Si bėhet pasimi i tė Dėrguarit tė All-llahut
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem]?
Pasimi i tė Dėrguarit tė All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] bėhet nė katėr gjėra:
1. Nė bindje
2. Nė fjalė
3. Nė vepėr dhe
4. Nė shmangie (nga tė ndaluarat)
Pėr sėcilėn inshAll-llah do tė sjellim shembuj:
1. Pasimi i tė Dėrguarit tė All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], nė bindje bėhet duke besuar nė atė qe ka besuar i Dėrguari i All-llahut, nė atė mėnyrė nė tė cilėn ka besuar dhe kėtu nė bindje hynė; Fjala e zemrės e cila ėshtė besimi, dhe vepra e zemrės e cila ėshtė sinqeriteti, dėshmia, mbėshtetja, frika, shpresa, nėnshtrimi dhe tė tjera.
2. Pasimi i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nė fjalė bėhet: Duke i marrur shembull fjalėt e tij dhe duke besuar nė atė qe ka lajmėruar Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e jo vetėm duke i pėrsėritur fjalėt e tija me gjuhė, pa i praktikuar nė vepėr. P.sh: Pejgmaberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: Falnu ashtu siē mė keni parė mua duke u falur. Ne duhet tė falemi ashtu siē ėshtė falur Pejgmaberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nė atė mėnyrė si na ka treguar ai.
3. Pasimi i tė Dėrguarit tė All-llahut nė vepėr bėhet duke vepruar ashtu si ka vepruar Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe pėr shkakun qė ai ka vepruar, dhe
4. Pasimi i pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nė shmangie (nga tė ndaluarat) duke lėnė atė qė Pejgmaberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ka lėnė nė atė mėnyrė qysh e ka lėnė pėr shkak qė ai e ka lėnė dhe ta ndjekesh tė Dėrguarin e All-llahut nė ēdo vepėr.
E lusim All-llahun e madhėruar qė tė na bėjė prej atyre qė e pasojnė Pejgmaberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nė ēdo vepėr tė tij nė besim, fjalė, vepėr dhe lėnie dhe e lusim All-llahun qė t'na mundėsojė tė bashkohemi me Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nė Xhennetul Firdeus.
Amin!
Marrė nga libri: "Fikhul Hadith (1)"
Autori: Dr. Muhamed Jusri
Pėrktheu: Lulzim Kabashi
24 prill 2008
GenIus.