Islami ėshtė fe me sistem gjithėpėrfshirės pėr tė gjitha ēėshtjet jetėsore. Ai rregullon raportet e njeriut me Krijuesin e Vet dhe shpjegon pozitėn e krijesės ndaj Krijuesit si dhe adhurimet pėrmes tė cilave njeriu i afrohet Allahut tė Lartėsuar. Siē i rregullon raportet e njeriut me vėllanė e tij njeri, qė ta bėjė atė tė lumtur nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr, ashtu i shpjegon Islami edhe raportet e njeriut me tė gjitha krijesat.
Kėshtu qė nė Kuran dhe nė Sunetin e tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, kemi tematika tė shumta qė trajtojnė tė gjitha ēėshtjet e jetės dhe ndėr to mund tė pėrmendim besimet, adhurimet, moralin, transaksionet, edukatėn, ēėshtjet familjare, ēėshtjet ekonomike, politike si dhe raportet shtetėrore mes kombeve e popujve si dhe shumė ēėshtje tė tjera pėr tė cilat njeriu ka nevojė nė ēdo kohė dhe ēdo vend.
Allahu i Madhėrishėm thotė: Ne edhe ty (Muhamed) ta zbritėm librin (Kuranin) e vėrtetė, qė ėshtė vėrtetues i librave tė mėparshėm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atė qė Allahu e zbriti e mos pėlqe epshet e tyre e tė largohesh nga e vėrteta qė tė erdhi. Pėr secilin prej jush Ne caktuam ligj e program (tė posaēėm nė ēėshtje tė veprimit). (Maide, 48)
Islami, pra, ėshtė ligj i pėrsosur pėr jetėn, gjithėpėrfshirės pėr individė dhe pėr shoqėri, pėr kėtė botė dhe pėr botėn tjetėr. Ky ėshtė koncepti i Islamit mbi fenė dhe rolin e saj nė jetėn e njeriut. Ndėrsa feja nė besimet e tjera pėrkufizohet vetėm nė shpjegimin e raportit Krijues-krijesė. Ajo pėrkufizohet vetėm nė adhurime qė kryhen vetėm nė faltore pėr shkak tė ndodhive nė Mesjetė, ku paria fetare (klerikė, priftėrinj) kishin pushtetin dhe duke shfrytėzuar postet dhe pozitat e tyre fetare ua merrnin pasurinė njerėzve pa tė drejtė dhe bėnin qejfe tė kėsaj bote. Islami e ndaloi kėtė mes muslimanėve. Nė Islam nuk ekziston njė kategori njerėzish e ashtuquajtur pari fetare, tė cilėt veēohen pėr tė kuptuarit e fesė dhe sillen me njerėzit ashtu siē duan ata. Nė Islam ka dijetarė tė fesė, detyra e tė cilėve ėshtė tu mėsojnė njerėzve dispozitat e fesė sė tyre tė nxjerra nga burimet themelore e tė qėndrueshme tė Islamit; Kuranit, librit tė Allahut, dhe Sunetit tė tė Dėrguarit tė Tij.
Qėndrimi islam ndaj atyre qė e quajnė veten pari fetare te fetė e tjera
Kurani i ka paralajmėruar ata qė e shfrytėzojnė pozitėn e tyre fetare duke u thėnė: O ju qė besuat, vėrtet njė shumicė e parisė fetare e jehudive dhe e tė krishterėve, nė mėnyrė tė paligjshme e hanė pasurinė e njerėzve dhe pengojnė tė tjerėt nga rruga e Allahut. Ata tė cilėt e ruajnė arin e argjendin e nuk e japin pėr rrugėn e Allahut, lajmėroi pėr njė dėnim tė dhembshėm. Atė ditė kur ajo (pasuri e deponuar) fėrgohet nė prushin e xhehenemit, e me tė (ashtu zharavė) lyhen ballėt, anėt dhe shpinat e tyre (do t'u thuhet): "Kjo ėshtė ajo qė e depozituat pėr veten tuaj, pra shijoni atė qė e depozitonit!" (Teube, 34-35)